Situata e zjarreve në Lezhë drejt stabilizimit, deri më tani 200 hektarë sipërfaqe të djegura në dy fshatra Në Fier dhe Patos janë konstituuar këshillat bashkiakë, ku janë zgjedhur drejtuesit dhe përfaqësuesit në këshillin e qarkut.
Mbledhja e konstituimit të Këshillit të Bashkisë së re të Fierit ka nisur në orën 18:00, ku kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Shtetit për çështjet vendore, Bledi Çuçi; kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi; depteutët Ervin Koçi, Adelina Rista, deputeti i LSI-së, Robert Bitri dhe deputeti i PD-së, Kozma Dashi.
Nga 41 këshilltarët e Bashkisë së Fierit në mbledhje kanë qenë të pranishëm 40, ku pasi është verifikuar mandati i secilit prej tyre është bërë edhe betimi nga gjithë këshilltarët e pranishëm, të cilët më pas kanë votuar për kryetarin e tyre.
Kampi i majtë ka propozuar për kryetare të Këshillit Bashkiak, këshilltaren Evis Sema, ndërsa grupimi i partive të djathta këshilltaren Suzana Rama.
Në përfundim të procesit të votimit, komisioni deklaroi fituese kandidaten e koalicionit, Evis Sema, me 28 vota, kundrejt rivales së djathtë Suzana Rama qe, mori 12 vota.
Pas zgjedhjes së kryetares, nga dy kampet politike u kryen propozimet për përfaqësuesit e këtyre njësive vendore neë Këshillin e Qarkut. Diteë e djeshme u krye edhe konstituimi i këshillit të Bashkisë së Patosit, ku u zgjodh kryetar Artan Velçani.
Top Channel