KLSH kallëzon menaxherin e projekteve të KESH
22/07/2015 00:00
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin e njësisë së zbatimit të projektit të KESH. Sipas një njoftimi për shtyp, ish-drejtori i njësisë për zbatimin e projektit akuzohet për shpërdorim detyre.
Ndërkohë, dëmi total i shkaktuar prej keqmenaxhimit të tij, sipas njoftimit, arrin në mbi 88 milionë lekë. Projekti synonte përmirësimin e efiçencës operative të digave për HEC-et e Fierzës.
Ndërkohë, shkelje janë verifikuar edhe në menaxhimin e projektit për HEC-et e Komanit, Vaut të Dejës, Ulzës dhe Shkopetit, vijon njoftimi.
Në dokumentin zyrtar saktësohet se, kallëzimi është bërë edhe për mosmbledhje detyrimesh, duke shkaktuar një mungesë mbi 20 mijë euro në arkën e shtetit.
Top Channel