Çështja e Erion Veliajt, caktohet data se kur do të mbahet seanca ndaj kryebashkiakut
Të paktën 80 efektivë të task forcës dhe hetimit tatimor kanë nisur prej 48 orësh aksionin në qytetin bregdetar të Vlorës.
Në fokus të kontrollit janë përdorimi i kasës fiskale, kuponi tatimor, pagesa e taksave dhe tarifave e deri tek kontrolli i faturave doganore për mallrat e tregtuara, me qëllim verifikimin e origjinës së tyre.
Aksioni është shtrirë në gjithë qytetin e Vlorës, ku po ushtrohen kontrolle në çdo biznes. Deri më tani janë sekuestruar mallrat e rreth 30 bizneseve, ndërsa dhjetëra të tjerë nuk kanë punuar sot në dijeni të aksionit të tatimorëve.
Burime nga Drejtoria e Tatimeve bëjnë me dije se aksioni do të vijojë edhe për 12 ditë të tjera, me qëllim luftimin e inforamlitetit dhe shmangies së detyrimeve ndaj shtetit.
Askioni i Tatimeve ka qenë i paralajmëruar dhe nga tatimet e Vlorës ka patur aksione gjatë të cilave janë vendosur rreth 100 milionë lekë të vjetra gjobë kundrejt subjekteve private.
Mesa duket shumica e tyre janë ndërgjegjëusar, por ka edhe nga ato biznese të cilat prej një kohe të gjatë u janë shmangur detryimeve.
Top Channel