Pedagogë dhe studentë në protestë: Nuk do të lejojmë zbatimin edhe pas miratimit

21/07/2015 00:00

Dhjetëra studentë dhe pedagogë sfiduan temperaturat e nxehta dhe u mblodhën në protestë përpara godinës së Parlamentit, për të kundërshtuar ligjin e ri për arsimin e lartë, duke akuzuar të gjithë klasën politike në vend për këtë reformë, të cilën ata e cilësojnë si vdekjen e arsimit publik në Shqipëri.

“I zotohemi njëri-tjetrit dhe gjithkujt që e ka në zemër arsimin publik, se do t’i intensifikojmë përpjekjet tona për bllokimin e kalimit të reformës nga letra në realitet. Protestat, zaptimet, bllokimet dhe përplasjet e drejtpërdrejta me dhunën simbolike dhe konkrete qeveritare kanë për të qenë më të shpeshta e më të forta. O universitarët, o pushtetarët klientelistë. O ne, o qeveria”, kanë thënë studentët protestues ndër të tjera.

Studentët dhe pedagogët thanë se do të qëndrojnë deri në përfundim të seancës plenare.

Top Channel