Fillon vetëdeklarimi i pronave, Lame: Përfitojnë edhe ish-pronarët

17/07/2015 00:00

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka mbajtur paraditen e së premtes një konferencë shtypi, ku ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar nga janari i 2009-s deri në korrik të 2014-s, që të vetëdeklarojnë pronat e tyre dhe të përfshihen në procesin e legalizimeve falas.

“Të gjithë ata qytetarë që kanë ndërtuar nga janari 2009 deri në korrik 2014, dhe që nuk kanë bërë deklaratë për përfshirjen në procesin e legalizimit, janë të pritur në zyrat tona që nga dita e sotme për t’u përfshirë në procesin e legalizimit.

Lame tha se nga kjo do të përfitojnë edhe rreth 21 mijë familje ish-pronarësh, që me procesin e legalizimit të pronave, mund të përfitojnë shpërblimin financiar.

Një grup tjetër që përfiton nga ky ligj i ri i legalizimeve, janë rreth 21 mijë familje, qytetarë të cilët prona e tyre ishin zënë nga këto ndërtime pa leje, përfshija e këtyre ndërtimeve në gjithë procesin e legalizimeve, i hap rrugën edhe këtyre ish-pronarëve për të marrë shpërblimin financiar të truallit dhe pronës së tyre”, deklaroi kreu i ALUIZN-it, Artan Lame.

Top Channel