Shqipëri-Rumani, bashkë për sigurinë në rajon

07/07/2015 00:00

Shqipëria dhe Rumania kanë të njëjtat objektiva sa i takon ruajtjes së sigurisë në Evropën jug-lindore.

Linjat e përbashkëta të interesit janë shfaqur këtë të martë në Tiranë, gjatë një takimi kokë më kokë mes ministrave përkatës të Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Mircea Dusa.

Në komunikimin me mediat në përfundim të takimit, ministrja Kodheli ka falenderuar homologun rumun për bashkëpunimin e frytshëm në fushën e mbrojtjes, si dhe për mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Edhe ministri Dusa, nga ana e tij e ka vënë theksin tek angazhimi i përbashkët për t’u bërë ballë rreziqeve me të cilat përballet si jugu ashtu edhe lindja e Evropës.

Top Channel