Lezhë, zjarr në fshatin Balldren, rrezikohen disa banesa
06/07/2015 00:00
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në kodrat e fshatit Balldren në Lezhës, duke rrezikuar edhe disa banesa.
Bëhet e ditur se deri në orët e vona të së hënës janë djegur rreth 3 hektarë me shkurre, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Megjithëse në këtë zonë kanë mbërritur zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita dhe Shkodra, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.
Top Channel