Agjencia Burimeve Natyrore dixhitalizon të gjitha shërbimet

06/07/2015 00:00

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) bëri të ditur të hënën se do të dixhitalizojë të gjitha shërbimet e saj.

“Do të dixhitalizojmë të gjitha shërbimet tona, gjithë aktivitetin tonë. Kjo do të ndryshojë në mënyrë thelbësore veprimtarinë e punonjësve tanë dhe kompanive që ushtrojnë aktivitet në fushën e energjitikës në Shqipëri”, tha Dael Dervishi, kreu i AKBN-së.

Në lidhje me monitorimin e shoqërive që kërkojnë dhe nxjerrin naftë në Shqipëri, Dervishi shpjegoi: “Kemi kryer auditime financiare dhe teknike të këtyre kompanive. Raportet tona kanë ndryshim në raport me ato të viteve të shkuara. Kemi konstatuar shumë shkelje, por ka një përmirësim shumë të madh të eficencës së kostove të kompanive hidrokarbure”.

Top Channel