Wilton: Reformat e pakonsultuara me publikun janë tirani

02/07/2015 00:00

Reformat e pakonsultuara me publikun janë tirani. Kështu u shpreh nga Vlora nënkryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, në forumin rajonal për reformën e sistemit gjyqësor.

“Demokracia me pjesëmarrje i kthen të drejtat e qytetarëve në realitet. Gjithashtu, ajo e bën reformën më të fortë dhe reforma e fortë bazohet në më shumë se thjesht interesat e politikanëve”, ka deklaruar Wilton.

Ai ka vlerësuar se “reforma ka nevojë për ekspertizën e profesionistëve, për personat që japin mësim dhe praktikojnë drejtësinë, por edhe për ekspertizën e atyre që e zbatojnë atë”.

“Mbi të gjitha ka nevojë për zërat e qytetarëve, të cilët do të ndjejnë veprimin e saj ditë pas dite. Konsultimi me publikun kursen kohë, nëse nuk gjeni kohë për ta bërë saktë herën e parë, ku do të gjeni kohë ta bëni sërish”, është shprehur diplomati.

Ky sesion konsultimi është mbajtur në auditorët e Universitetit “Ismail Qemali”. Në të ishin të pranishëm juristë, avokatë, noterë e përmbarues, por dhe pedagogë e studentë të Fakultetit të Drejtësisë.

Top Channel