Fillon patrullimi i përbashkët për sezonin turistik 2015 me Kosovën

01/07/2015 00:00

Ka nisur më 1 korrik patrullimi i përbashkët për sezonin turistik 2015, mes Policisë Rrugore, të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të këtij takimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Shqiptare u takua me homologun e tij kosovar në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Ky memorandum është nënshkruar disa ditë më parë nga dy drejtorët e përgjithshëm të Policisë Shqiptare dhe asaj Kosovare.

Të dyja palët kanë rënë dakord që Polica e Kosovës të dërgojë 6 punonjës policie të trafikut rrugor dhe tre automjete të Policisë së Kosovës në Shqipëri,  nga 1 korriku deri në 31 gusht, në periudha jo më të shkurtra se 10 ditë.

Bëhet e ditur se oficerët e Policisë Rrugore të palës dërguese, së bashku me oficerët e policisë rrugore të palës pritëse, do të marrin pjesë në aktivitete dhe do të intensifikojnë bashkëpunimin sa më cilësor policor me qëllim shkëmbimin  e praktikave, Forcimin e sigurisë rrugore, si dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kryerjes  së detyrave të tyre, oficerët e policisë rrugore të Policisë së Kosovës do jenë me uniformë  të Policisë së Kosovës.

Patrullimi do përfshijë aksin rrugor Morinë-Lezhë-Durrës.

Top Channel