Mbyllja e bankave në Greqi, konsullatat shqiptare: Veprimet konsullore, me para në dorë

29/06/2015 00:00

Konsullatat shqiptare në Athinë, Selanik dhe Janinë kanë njoftuar të gjithë emigrantët shqiptarë se çdo procedurë për veprimet konsullore në Greqi do të kryhen me pagesë në dorë.

Vendimi për pezullimin e punës në sistemin bankar në Greqi ka detyruar konsullatat shqiptare të marrin këtë vendim.

“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, Janinë dhe Athinë njofton se, për shkak të pezullimit të punës në sistemin bankar në vend, të gjitha pagesat për veprimet konsullore do të kryhen me para në dorë pranë këtij posti konsullor. Kjo procedurë do të jetë e vlefshme deri në një njoftim të dytë”, thuhet lajmërimin e përbashkët të tri konsullatave shqiptare në Greqi.

Top Channel