Vorë, LSI kundërshton rezultatin: U manipulua

23/06/2015 00:00

Qindra aktivistë të LSI-së vijojnë protestën në Vorë, duke kundërshtuar rezultatin e dalë nga numërimi i kutive të votimit për këtë bashki.

Protestuesit kundërshtojnë rezultatin dhe thonë se ai është i manipuluar. Për këtë ata sjellin gjetjen në një kuti të dy votave më shumë nga sa raportohej në procesverbal, po ashtu edhe zhvendosjen e votuesve.

Vetë LSI i ka bërë thirrje Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që të shqyrtojë një kërkesë të dorëzuar më herët prej saj sa i përket listave zgjedhore për bashkinë e Vorës, ku kjo parti pretendon shtimin e tyre me rreth 600 votues.

Top Channel