Nga Sazani, zona e Pishë Poro-Nartë dhe situata në Zvërnec, Rama publikon faktet: Nuk ka shitje të ishullit, s’do arrijnë kurrë ta tërheqin Shqipërinë poshtë
Edhe Himara nuk ka bërë përjashtim sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime, ndonëse në përpjestim me numrin e banorëve me të drejtë vote kuota nuk është edhe aq e ulët.
Nga të dhënat e fundit nga terreni rezulton se në këtë bashki kanë votuar 7.487 persona nga 22.300 votues gjithësej, përfshirë komunat e shtuara nga reforma territoriale.
Mësohet se nga 7.487 votuesit, rreth 4 mijë prej tyre i përkasin vetëm Himarës si qytet dhe pjesa tjetër zonave përreth.
Vlen të theksohet se zonat në fjalë janë ndër më të prekurat nga fenomeni i emigracionit, gjë që ndikon edhe në pjesëmarrjen e ulët, ndonëse rezulton se këtë herë norma e zakonshme e votimeve është tejkaluar.
Top Channel