FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
Në vijim të Forumit Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj ka deklaruar se rajoni i Ballkanit po kthehet gradualisht në një atraksion për investitorët e huaj.
“Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe BeH janë tregje të vogla të veçuara dhe jo aq interesante, por si rajon në tërësi ka një numër të konsiderueshëm konsumatorësh. Marrëveshja e CEFTA-s e ka bërë këtë rajon “duty free”. Prandaj, ky Ballkani është interesant”, ka thënë Ahmetaj.
Edhe pse i vetëdijshëm për problemet e trashëguara nga e kaluara problematike, Ahmetaj është shprehur i sigurt se tashmë rajoni i Evropës jug-lindore po hyn në një fazë të re.
“Në fund të fundit, neve jemi në Evropë, ky është vend evropian, që do të thotë se rajoni është shkëputur nga problemet e sigurisë dhe po kthehet në një atraksion për vendet e tjera”, ka thënë Ahmetaj.
Ai ka shtuar se në këtë drejtim mbështetja e Brukselit është jetike, ndërsa vetë vendet e rajonit duhet t’i konkretizojnë edhe më tej projektet e përbashkëta, edhe duke përafruar politikat fiskale.
Të pranishëm në këtë takim janë edhe zyrtarë të huaj, mes të cilëve ish-kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Massimo D’Alema.
Top Channel