Veliaj: Të rinjtë do kryejnë transformimin

06/05/2015 00:00

Pak kohë para se të shpallë platformën e tij për kryeqytetin, kandidati i mazhorancës për kryetar bashkie, Erion Veliaj vijon dëgjesat me qytetarët në funksion të programit të tij.

Veliaj ka zhvilluar dy takime, një me tregtarët pranë ish-zones së Frigoriferit dhe një tjetër më pas me të rinjtë profesionistë të kryeqytetit.

“Në momentin që bashkia nuk bëri asgjë, u detynuam ne ta bënim. Dhe të gjithë e mbajmë mend debatin ku Enno Bozdo thoshte se, ‘Erjon Veliaj duhet dekriminalizuar’, ose ‘ky kriminel që bën një qendër kulture në një klub tallava”, tha Veliaj gjatë bashkëbisedimit.

Në takimin që me tregtarët kandidati i mazhorancës tha se pas 21 qershorit do të kishte trajtim me respekt për çdo tregtar, si dhe lehtësim të procedurave për ta.

“Sot, kur isha tek rruga e Frigoriferit, një tregtar më tha ‘sapo u bë, rruga u shqep’. Ne duhet të kemi në bashki një listë të bardhë dhe një të zezë. Të fusim në një listë të zezë investitorët që s’i bëjnë investimet si duhet. Madje, unë besoj se duhet të fusim një koncept penalitetesh, që në të tilla raste për 5 vjet të mos mund të aplikosh në bashki”, tha Veliaj.

Veliaj tha se, edhe pse bashkia mundohet të fshehë paaftësinë pas justifikimit se nuk e lë qeveria të punojë, kjo nuk është e vërtetë.

“Buxheti për investimet ishte 170 milionë. Ishte viti elektoral, viti 2013, kur këta do të bënin gjithë këto punë që njerëzit t’i adhuronin dhe t’i votonin sërish. Këta harxhuan zero lekë nga ky buxhet. Mirë që janë të paaftë për të mbledhur lekët, por nuk janë as të zotë t’i shpenzojnë kur qeveria ua jep ba bërë asnjë punë”, shtoi Veliaj.

Top Channel