Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni Pas abetares, pritet që të nisë puna për unifikimin edhe të teksteve të historisë dhe të gjeografisë, në mënyrë që nxënësit e Shqipërisë dhe Kosovës të mësojnë me të njëjtat libra shkollorë.
Ministri kosovar i Arsimit, Asrim Bajrami thotë se ka ardhur koha që brezat e rinj të mësojnë historinë reale dhe unike të kombit.
“Ne do të donim që të kemi një histori të përbashkët, heronj e vlera të përbashkëta, sepse kemi kaluar nëpër sakrifica. Politika na ka ndarë për mbi 1 shekull. Gjeografia do të mësohet si gjeografi politike e Shqipërisë dhe Kosovës si e integruar, që njerëzit të dinë që jemi një komb, kemi një gjuhë, një origjinë dhe gjithashtu duhet ta njohim tërësisht njëri-tjetrin”, thotë Bajrami.
Por veç njehsimit të sistemit parauniversitar po punohet që edhe arsimi i lartë të jetë i njëjtë në Shqipëri e Kosovë, në mënyrë që të kryehet njehsimi i diplomave.
“Në nivel parauniversitar kemi nisur me tekste të përbashkëta. Pas abetares do të kemi tekstet e historisë, gjeografisë, lëndëve ekzakte etj. Edhe për shkollat profesionale po bëjmë tekste të përbashkëta, por më i rëndësishëm është programi i përbashkët i universiteteve, sepse të dyja shtetet janë në fazën e reformimit të arsimit të lartë”, nënvizon Bajrami.
Unifikimi i teksteve të lëndëve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ndihmojë që nxënësit të ecin me të njëjtat hapa.
Top Channel