Ja pse u nda Miley Cyrus nga Patrick Schwarzenegger

27/04/2015 00:00

Miley Cyrus i dha fund lidhjes 5-mujore me Patrick Schwarzenegger dhe duket se shkak për këtë është bërë ish-i i saj, Liam Hemsworth.

Mediat rozë në Shtetet e Bashkuara raportojnë për një rikthim të mundshëm mes aktorit dhe këngëtares 22-vjeçare.

“Liam është vetëm dhe gjithmonë ka qenë i dashuruar me Miley. Ai ka nisur t’i shkruajë asaj që javën e kaluar”, ka thënë një burim i afërt i aktorit për “New York Daily News”.

Liam mendohet se është frymëzimi për hitin “Wrecking Ball” të Miley dhe duket se gjërat nuk kanë përfunduar për ish-çiftin e famshëm, të cilët nisën të shoqërohen me njëri-tjetrin në vitin 2009 dhe, pas një periudhe ndarjesh e ribashkimesh, në shtator të 2013-s njoftuan ndarjen përfundimtare.

FOTO GALERI
2/2
Miley Cyrus dhe Patric Schwarzenegger

Top Channel