Pse nuk erdhi babai në finalen e BB VIP 5? Aludimet se është në burg, Selin përballet live me foton në “Goca dhe Gra” Mustafa Nano ka realizuar “Much Nano Show”, një ‘stand up comedy’, që vjen pas jehonës së librit të tij, ‘Pax Albanica’.
“Këtu e kam marrë frymëzimin për të bërë këtë spektakël ku thuhen gjëra që nuk thuhen në libër. E kam bërë me qejf. Tekstin kam vënë re që njerëzit e kanë pëlqyer, e dija edhe vetë që ishte tekst i mirë. Problemi është se kisha një lloj mosbesimi tek aftësitë e mia aktoriale, por me ç’pashë ia dola edhe në këtë plan. Është një lloj qesëndisje e lehtë që u bëj doktrinave fetare. Një qesëndisje e lehtë, një lloj diskutimi kulturor që nuk fyen, nuk ofendon asnjë besimtar. Është një vështrim kritik që u bëhet doktrinave fetare dhe nuk është se jam unë i vetmi në botë që e bëj. E bëjnë shumë intelektualë. Nga mënyra sesi është reaguar nuk u lëndua asnjë njeri dhe ky është një lajm i bukur”, thotë analisti Mustafa Nano.
Siç u shpreh vetë Nano, është bërë një bashkëpunim i shkurtër, por intens me regjisorin Altin Basha për realizimin e ‘Much Nano Show’, spektakël që mesa duket do të ringjitet në skenë.
“Këtë do ta përsëris disa herë, në Tiranë dhe jashtë Tiranës, por kam frikë që i jam futur një rruge tjetër. Pak punë kisha unë?! Më duket se i jam futur një aventure të lezetshme. Nuk e di! Të shohim!”- rrëfen Nano.
Top Channel