Pse nuk erdhi babai në finalen e BB VIP 5? Aludimet se është në burg, Selin përballet live me foton në “Goca dhe Gra”
Bradley Cooper është fotografuar në një takim special në Broadway me supermodelen Irina Shayk.
Ylli i “American Sniper” gjithashtu është parë në audiencën e “Finding Neverland” me bukuroshen ruse, mbrëmjen e së mërkurës.
Burime për “Page Six” raportojnë se Cooper dhe Shayk kanë kohë që njihen me njëri-tjetrin me anë të miqve të tyre të përbashkët, por javët e fundit ata kanë nisur të dalin shumë shpesh së bashku. Ndërsa një tjetër burim ka shtuar se është thjesht një marrëdhënie miqësore.
Cooper i dha fund marrëdhënies së tij me modelen Suki Waterhouse në fillim të këtij viti, por ata u fotografuan së bashku në festivalin e “Coachella” dukë bërë kështu që të qarkullojnë thashetheme për një ribashkim mes tyre.
Ndërsa modelja ruse, Irina Shayk u nda nga futbollisti portugez Cristiano Ronaldo në muajin janar të këtij viti.
Top Channel