Busek: Jo themelimit të Gjykatës Speciale

21/04/2015 00:00

Gjykata Speciale për Kosovën nuk duhet të themelohet, pasi vendit i duhet më shumë asistencë për të përmirësuar administratën dhe sundimin e ligjit dhe jo për të ngritur një gjykatë tjetër.

Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, Erhard Busek, ish-zëvendës kancelari i Austrisë dhe ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Në këtë intervistë, Busek ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar se, heqja e regjimit të vizave nuk do ta ndihmojë vendin në zgjidhjen e problemeve.

“Liberalizimi i vizave nuk është i domosdoshëm, pasi heqja e regjimit nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve dhe përballimin e situatës”, ka thënë Busek.

Top Channel