Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni
Anëtarë të partive opozitare të Kosovës organizuan këtë të enjte një aksion simbolik para ndërtesës së kompanisë për furnizim me energji elektrike, KEDS.
“Orët dixhitale – Hajni qytetarëve” është mbishkrimi, që aktivistët kanë vendosur para hyrjes kryesore të kompanisë KEDS, duke iu referuar matësve të energjisë, që KEDS ka instaluar në shtëpitë e qytetarëve.
Hysni Fejza, përfaqësues i Nismës për Kosovën, ka thënë se ky aktivitet është vazhdim i aktiviteteve të mëparshme të realizuara te Gjykata Kushtetuese dhe te Radio Televizioni i Kosovës.
Fejza tha se, Koorporata private KEDS, përmes Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe rrjetit kriminal të pushtetit ka arritur të manipulojë dhe shtrenjtojë tarifat e energjisë eklektike, ashtu siç do kjo koorporatë.
Ai shtoi se institucionet përgjegjëse po heshtin para kësaj vjedhjeje.
Fejza ka ftuar qytetarët, që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për të shtunën, të organizuar nga tri partitë opozitare, ku në mesin e arsyeve për protesta – sipas partive – është edhe problemi i energjisë elektrike.
Top Channel