Kosovë, Abrashi: PTK shkel ligjin nëse i jep shtetit vetëm 10 milionë euro

14/04/2015 00:00

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi deklaron se PTK shkel ligjin nëse i jep shtetit vetëm 10 milionë euro dividentë në vend të 30 milionëve të kërkuara.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Kosovapress”, Abrashi thotë se në rast se ndodh kjo atëherë përbën një  shkelje buxhetore, shkelje e ligjit të buxhetit. “Por besoj që ka hapësirë,  edhe 6-7 muaj janë në pyetje.  Besoj që ka hapësirë që edhe do të arrihet të jepet shuma prej 30 milionë, ashtu siç parashihet me ligj të buxhetit”, ka thënë Abrashi.

Më herët bordi i PTK e ka njoftuar qeverinë se paratë do të shkojnë në investimet për teknologjinë e  3G dhe 4G.

Gjatë një vizite, të premten në PTK, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci njoftoi menaxhmentin EPTK se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim i është ofruar qeverisë së Kosovës që të bëhet bashkëpunëtore në investimet e reja në Post Telekomin e Kosovës.

Top Channel