Gjuriç provokon: Kosova, qendra e dytë e Serbisë

13/04/2015 00:00

Shefi i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë serbe, Marko Gjuriç ka bërë një deklaratë provokuese kundrejt shqiptarëve të Kosovës teksa vizitonte Graçanicën.

Kur i janë afruar mediat, Gjuriç ka deklaruar se, Serbia ka dy qendra, njëra prej të cilave është Beogradi dhe tjetra është Prishtina.

“Kryeqendra e dytë është Kosova e Metohia, Patriarkana e Pejës, Graçanica, dioqeza e Rashmës dhe Prizrenit, reliktet e të cilave, bashkë me popullin, janë mbjellë në tërë Kosovën”, ka thënë Gjuriç.

Top Channel