Kosova, aplikim për anëtarësim në KiE

06/04/2015 00:00

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës, pas
nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit që pritet të ndodhë
gjatë verës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi tha se prioritet aktual është MSA-ja e pastaj Këshilli i Europës, meqenëse sipas tij, organizatat europiane në një mënyrë ose tjetër janë të ndërlidhura me procesin e integrimeve euro-atlantike.

Anëtarja e Komisionit për Integrime Europiane, deputetja Vjosa Osmani, konsideron se aplikimi për anëtarësimin në Këshillin e Europës duhej të ishte bërë shumë më herët, meqenëse kjo shkakton vonesa në procedura të pranimit.

Ajo thotë se votat prej dy të tretave për anëtarësim tashmë ekzistojnë dhe e vetmja gjë që është dashur të bëhet është lobimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Top Channel