Shqiptari ekstradohet në SHBA, kërkohet për krime kibernetike, “gllabëroi” mbi 232 mijë dollarë Pas kritikave të mëdha në adresë të Qeverisë së Kosovës nga Kuvendi dhe
shoqëria civile në lidhje me Ligjin e Përgjimeve, Qeveria e procedon
sërish këtë ligj, por me përmirësimet e nevojshme.
Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku tha se projektligji mbron të dhënat personale dhe pergjimet mund të bëhen vetëm më vendim të gjykatës.
‘Projektligji garanton mbrojtjen e privatësisë, të dhënat personale si dhe burimet e gazetarëve me këtë projektligj vendoset qartë se vetëm me një vendim gjykate mund të realizohen përgjimet, një hap qenësor në këtë drejtim është ndarja e njësisë ndërlidhëse e qendres së monitorimit, njësia ndërlidhëse do të vendoset në zyrën e kryeprokurorit të shtetit përderisa një qendër monitoruese do të vendoset në policinë e Kosovës për të shërbyer për shërbimet për qëllime të procedurës penale dhe një qendër tjetër e monitorimit do të vendoset në agjencinë e Kosovës për intelegjencë për të shërbyer për përgjime të sigurisë kombëtare”, tha Çollaku.
Ky projektligj, i cili është thënë se rregullon aspekte të rëndësishme të sigurisë kombëtare dhe bën pjesë në grupin e ligjeve me prioritet qeveritar për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave në versionin e parë ka pasur shumë vërejtje.
Përveç deputeteve, të cilët e kanë kthyer ligjin në Qeveri, ankesa ka pasur edhe nga gjyqtarët. Kjo pasi siç parashihej në projektligj, pergjimet mund të bëheshin me urdhër të organeve kompetente si policia doganat agjencia e intelegjencës, por pa sqaruar detyrat e gjyqësorit. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes vendosi për inicimin e përgatitjes së programit kombëtar të Republikës së Kosovës për adoptimin e Acuis-së së Bashkimit Europian si detyrim që vjen nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.
Sipas ministrit të Integrimeve Europiane kjo ndër të tjera nënkupton që Kosova të sigurojë që legjislacioni vendor të jetë i përafruar me BE-në, punë kjo që bëhet bazuar në programin e dakorduar ndërmjet Komisionit Europian dhe Kosovës.
Top Channel