Bllokohet rruga Prishtinë-Han i Elezit, devijim nga Glloboçica

03/04/2015 00:00

Policia e Kosovës ka njoftuar këtë të premte se rruga në magjistralen Prishtinë-Han i Elezit është e bllokuar tërësisht për qarkullim, për shkak të shembjeve në sasi të mëdha të dheut dhe të gurëve.

Shembja e dheut ka ndodhur ndërmjet komunave të Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, duke pamundësuar lëvizjen e makinave në të dy drejtimet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të trafikut, si dhe punonjës të kompanisë mirëmbajtëse të rrugës, të cilët po punojnë në rehabilitimin dhe zhbllokimin e saj, pa dhënë ndonjë afat se kur mund të lirohet për qarkullim.

Policia i ka udhëzuar qytetarët që kishin për destinacion Maqedoninë, që të marrin drejtimin e pikës kufitare drejt Glloboçicës.

Top Channel