Kosovë, arrestohen vrasësit e oficerit të policisë

27/03/2015 00:00

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e dy të dyshuarve kryesorë për vrasjen e oficerit Shemsi Gashi.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

“Operacionet e bastisjeve dhe hetimet policore janë ende duke vazhduar për të zbardhur rastin dhe për të siguruar të gjitha dëshmitë e mundshme që ndërlidhen me këtë rast dhe si rezultat i këtyre veprimeve sot janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer aktin e vrasjes”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës gjatë të gjitha zhvillimeve dhe veprimeve të saj ka ndaluar gjithësej gjashtë persona të dyshuar. Oficeri 61-vjeçar Shemsi Gashi u vra me armë zjarri të mërkurrën në mëngjes.

Top Channel