Thaçi njofton samitin e vendeve të Ballkanit

24/03/2015 00:00

Numri dy i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar zyrtarisht mbajtjen të mërkurën në Prishtinë të takimit të ministrave të Jashtëm dhe të Infrastrukturës të vendeve të Ballkanit perëndimor.

Në këtë konferencë do të marë pjesë edhe komisioneri i KE për Zgjerimin, Johannes Hahn. Gjithashtu, për herë të parë në një takim rajonal në Kosovë pritet të jetë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Thaçi tha se formati i takimit do të jetë pa simbolet shtetërore, ndërsa qëllimi sipas tij është që të arrihen marrëveshje të rëndësishme për infrastrukturën e vendeve të rajonit.

“Besoj se e gjithë kjo do të kalojë parullat politike ditore dhe do të kthehet në një konferencë ku do të projektohet thjesht e ardhmja infrastrukturore e rajonit, për të marrë një kuptim sa më zhvillimor dhe perëndimor”, deklaroi Thaçi.

Top Channel