Kosovë, AAK kritikon Ministrinë e Shëndetësisë

22/03/2015 00:00

Departamenti për Shëndetësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bën të ditur se është përpjekur t’i bëjë analizë punës së Qeverisë “Mustafa” dhe Ministrisë së Shëndetësisë në 100 ditët e kaluara, por nuk e ka bërë pasi sipas tyre ministria as nuk bënte punë, as nuk lëshonte zë.

Dy gjëra mund të kuptohen nga programi qeverisës për shëndetësi: Qeveria “Mustafa”, lëre që nuk i ka zgjidhjet e veta për problemet në shëndetësi, por as që i ka kuptuar ato të nisura nga qeveria e mëparshme. Vende-vende është në kundërshtim edhe me ligjet që e rregullojnë këtë fushë, u tha në konferencë për media të AAK-së kryesuar nga Dr. Talat Gjinolli.

AAK vlerëson se paralajmërimi se nuk do të ketë fond publik të sigurimeve shëndetësore, të paktën deri në vitin 2016, është tragjik, ndërsa arsyetimi se kjo për arsye se qeveria nuk do që ky fond të dalë i keq, është komik.

Nëse këtyre zgjidhjeve për financimin iu shtohet edhe mungesa e ideve për përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së tyre, konkludimi është logjik: kjo qeveri nuk ka zgjidhje për problemet e shëndetësisë, u tha ndër të tjera në konferencën e AAK-së.

Top Channel