Kosovë, 30 ditë paraburgim drejtuesit të policisë

20/03/2015 00:00

Drejtorit për Migrim të Policisë së Kosovës, Fadil Rexhepi, i cili u arrestua të enjten, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata Themelore në Ferizaj, përveç Rexhepit, i ka caktuar 30 ditë paraburgim edhe 4 të dyshuarve të tjerë të rastit “Sinjali”, ndërsa për dy të tjerë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale: zbulim i fshehtësisë zyrtare, keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, ushtrim i ndikimit të paligjshëm, dhënie e ryshfetit, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, moslajmërim i veprave penale apo autorëve të tyre dhe dhënie e ndihmës autorëve pas kryerjes së veprave penale.

Top Channel