Tropojë, luanin me kapsollën në klasë, plagosen dy nxënës

19/03/2015 00:00

Dy adoleshentë janë plagosur lehtë në Tropojë, për shkak të shpërthimit
të një kapsolle. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në ambientet e
shkollës ku studionte 16-vjeçari G.I., nga fshati Llugaj i Tropojës.

Nga informacionet e fundit, dy të rinjtë, po luanin me kapsollën në ambientet e klasës së tyre, por shpërthimi i saj i ka plagosur lehtë dy nxënësit.

Dy adoleshentët ishin në bankën e fundit kur kanë realizuar shpërthimin, i cili fatmirësisht nuk shkaktoi shumë dëme.

Top Channel