Tjetër aksion në Vlorë, IKMT ndërhyn për të shembur një objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori i ndërtimit pa leje
Ushtria siriane ka rrëzuar të martën një avion pa pilot amerikan mbi zonën bregdetare të Latakias, ka njoftuar media shtetërore siriane.
Nëse kjo ngjarje konfirmohet, atëherë do të ishte hera e parë që forcat siriane kanë sulmuar një avion amerikan që nga fillimi i sulmeve ndaj ISIS të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
“Kundërajrorët sirianë kanë rrëzuar një avion armiqësor mbikëqyrës në veri të Latakias”, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve “SANA”.
Siria nuk po merr pjesë në sulmet ndaj ISIS, por deri tani regjimi i Asad nuk ka kryer asnjë sulm ndaj avionëve të përfshirë në operacione ndaj militantëve. Damasku ka thënë se ka paralajmëruar forcat e koalicionit kur ato nisën sulmet, ndërsa ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid Muallem kishte thënë se Uashingtoni i kishte premtuar vitin e kaluar se nuk do të godiste ushtrinë siriane.
Sulmet në Siri kanë qenë kryesisht të fokusuara në Aleppo dhe Raqa, ku Shteti Islamik ka bazat e tij.
Top Channel