Tregtarët e tregjeve industriale në Lushnje kanë dalë në protestë përpara ambienteve të Bashkisë. Kjo protestë ka ardhur pas një kontrolli të bërë nga Drejtoria e Tatim-Taksave të Drejtorisë së Qarkut Fier.

Nga ky kontroll ka dalë se të gjithë këta tregtarë kanë punuar si tregtarë ambulantë. Sot, atyre u kërkohet të licensohen. Pagesa e sigurimeve shoqërore dhe tatim-fitimi të mbledhura sëbashku arrin rreth 200 mijë lekë në vit. Sipas tregtarëve, kjo shifër është e papërballueshme prej tyre pasi nuk kanë xhiro ditore.

Nga ana e drejtuesve të Bashkisë së Lushnjes, nënkryetarja Teuta Korreshi theksoi se muaji qershor është afati i fundit që tregtarët të kryejnë pagesat, në të kundërt mbi ta do të veprojë ligji.

Prej 7 vitesh këta tregtarë kanë punuar si ambulantë dhe kanë paguar vetëm qiranë e ambienteve ku kryejnë aktivitetin.

Top Channel