Prishtinë, diskutime për shndërrimin e Hamamit në qendër funksionale

12/03/2015 00:00

Debate dhe ide të shumta ka ngjallur diskutimi publik lidhur me “Hamamin e madh të Prishtinës”, ku pjesëmarrës ishin kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të CHWB-së, zyrtarë komunal dhe të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ndonëse restaurimi i këtij objekti kishte për qëllim shndërrimin e hamamit në një qendër funksionale, që do të shërbente për aktivitete kulturore, restaurimi në tri faza ishte përcjellur me lëshime të shumta joprofesionale, duke i shkaktuar dëme të pariparueshme njërit ndër objekteve më të rëndësishme trashëgimore të Komunës së Prishtinës.

Panelistët vlerësuan si të domosdoshme edhe urgjente krijimin e një komisioni gjithëpërfshirës, i cili do ta analizonte situatën dhe do të përpilonte hapat e mëtejshëm. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Liburn Aliu, tha se puna është ndërprerë në momentin që ka filluar të përdoret çimentoja për mbulimin e kupolave. Punimet në Hamamin e Prishtinës kanë filluar në vitin 2009.

Top Channel