9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026
Armando Curri vlerësohet me medalje ari nga Parlamenti farncez. Ai është vlerësuar si një nga praktikantët më të mirë në Francë.
Por, i kërcënuar me dëbim nga ky vend, emigranti shqiptar fillimisht u largua nga një ceremoni në Dhomën e Lartë të Parlamentit, përpara se organizatorët ta vinin dorën në zemër, e të ndryshonin mendje.
Si rezultat ai u lejua të marrë pjesë në dhënien e çmimit në Senat, në Paris, ku mori medaljen e fituesit. Curri i kishte bindur organizatorët që t’i jepnin një mundësi, ndërsa ai po hidhte hapat e parë në zdrukthtari.
19-vjeçari ka shkuar në Francë në mënyrë ilegale para tre vjetësh. Në atë kohë, autoritetet vendase ia mundësuan qëndrimin, për shkak se ai ishte i mitur. Me kalimin e viteve, ai u bë ndër nxënësit më të mirë në vend, por kjo nuk e ndaloi urdhërin për dëbimin e tij, një vit më parë.
Çështja është ende në shqyrtim dhe aktualisht atij i është dhënë një leje qëndrimi për tre muaj, kohë e mjaftueshme për të nxitur më shumë ëndrrat e tij për të ardhmen dhe për të bindur gjykatën franceze t’ia mundësojë qëndrimin në këtë vend.
Top Channel