Kosovë, vriten 3 persona me armë zjarri në sheshin e “UÇK”-së në Prizren

08/03/2015 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit rreth orës 16:00 të së dielës. Tre persona janë vrarë me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë, teksa ka shtuar se ajo ndodhi pas një përleshje me armë zjarri midis disa personave në një rrugë afër spitalit rajonal të Prizrenit, te sheshi i “UÇK”-së.

Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen, ndërsa policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, po punon për mbledhjen e provave.

Top Channel