Rektori i Mjekësisë: Tarifat, të qarta që në fillim

02/03/2015 00:00

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Ali Rafatllari ka rideklaruar se studentët ishin në dijeni që në momentin e regjistrimit të tarifës që do paguanin dhe në cilin vit do të ishin të regjistruar.

“Ata e kishin shumë të qartë se ku do regjistroheshin dhe në cilin vit do të hynin. Duke pasur programet e ekuivalentimit përpara, gjatë kohës së aplikimit, ata e kishin të qartë se duhet të paguanin tarifën përkatëse prej 2 milionë e 350 mijë lekë të vjetra dhe njëkohësisht vitin se ku do të regjistroheshin”, ka deklaruar Rafatllari në një konferencë për shtyp.

Rektori ka nënvizuar se, diskriminimi për këta studentë nuk ekziston pasi atyre u është dhënë një e drejtë që nuk e kanë merituar.

“Të diskriminuar janë ata studentë që kanë marrë rreth 6 mijë pikë në maturën shtetërore dhe nuk janë pranuar në universitet sipas meritës. Ndërsa këta studentë janë me rreth 3 mijë pikë. Diskriminimi për ta është pozitiv, pasi u është dhënë një e drejtë që nuk u takon”, ka thënë Rafatllari.

Top Channel