Hashim Thaçi në Berlin, për liberalizim të vizave dhe bashkëpunim ekonomik

01/03/2015 00:00

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për dy ditë radhazi do të qëndrojë në Berlin.

Në fokus të axhendës së tij gjatë qëndrimit në Berlin janë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, zhvillimi i Kosovës dhe bashkëpunimi rajonal e ndërkombëtar.

Në ditën e hënë, në dy komisione të ndryshme, zëvendëskryeministri Thaçi do të takojë një numër të madh të deputeteve të Bundestagut të të gjitha subjekteve politike gjermane, nga të cilët do të kërkojë mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Top Channel