Mustafa: Për Trepçën nuk diskutohet me Serbinë

28/02/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ripërsëriti qëndrimin se fati i
ndërmarrjesë Trepca nuk do të diskutohet me Sebrinë në tavolinën e
Brukselit.

“Trepça është e Kosovës, mineraret janë të Kosovës dhe kjo është pronë e Kosovës, ndërsa ne me askënd nuk do të ulemi në tavolinë të bisedojmë për Trepçën. Për Trepçën do të bisedojmë vetëm me ju, minatorë të Trepçës”, tha kryeministri Mustafa në ceremoninë përmbyllëse të “javës së minatorëve” në Mitrovicë.

Në këtë manifestim u fol për rëndësinë që pati greva e minatorëve të Trepçës 26 vite më parë, në lëvizjen politike të kohës dhe në mbrojtje të lirive e të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, tha se puna dhe historia që kanë shkruar minatorët, është e rëndësisë së veçantë nacionale.

Top Channel