Kroçierat në rritje në Durrës, rreth 650 turistë amerikanë dhe kanadezë mbërrijnë në Durrës me anijen gjigante Mbi 100 studentë kanë vendosur të ngujohen pranë Fakultetit të
Inferimierise ne tirane, per te kundershtuar tarifat e shkollimit te
vendosura nga ministria e arsimit per ta.
“Pas 48 orë proteste maratonë në fakultet dhe pas përgjigjes së ministres së Arsimit, zonjës Lindita Nikolla, ku sipas të cilës ne duhet të paguajmë 7-fishin, 7 herë më shumë se shokët tanë të klasave dhe se nuk mundet t’ia faturojë taksapaguesve shqiptare kostot e shkollimit tonë, ne i themi: zonja Lindita Nikolla, mos vallë prindërit tanë nuk janë taksapagues të Republikës së Shqipërisë?” thotë përfaqësuesi i studentëve grevistë, Bernard Progni.
Pas mbylljes te dhjetra institucioneve te arsimit te larte privat e shteteror, te cilat rezultuan se vepronin pa asnje kuader ligjor, pesha ra mbi studentet te cilet ishin regjistruar ne to. Ministria e Arsimit, nje pjese te madhe te studenteve qe aplikuan i regjistruan ne universitete publike, ku ata duhet te paguajne tarifa me te larta shkollimi se studentet te cilet jane pranuar ne publik pasi kane marre piket e kerkuara ne provimet e Matures Shteterore.
Por kjo forme eshte kundershtuar nga keta studente te cilet e quajne te padrejte qe ne publike te paguajne tarifa deri ne 7 here me te larta se studentet e tjerë.
Top Channel