PE mbështet pr/rezolutën për Kosovën

24/02/2015 00:00

Parlamenti Evropian do t’i kërkojë sërish dhe formalisht pesë vendeve anëtare të BE që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë.

Kështu thuhet në projekt/rezolutën e fundit për Kosovën, e cila u votua në komisionin për politikën e jashtme të Parlamentit Evropian.

Dokumenti në fjalë, i hartuar nga raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçek, mori 35 vota pro, 7 kundër dhe 4 abstenim. Lunaçek shprehu besimin e saj se, kjo shumicë dërrmuese do të dominojë edhe gjatë votimit në seancë plenare në muajin mars.

Në tekstin e pr/rezolutës kërkohet nga Komisioni Evropian që të proçedojë më tej me procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën, pavarësisht fluksit të fundit të imigrantëve që ilegalisht vërshojnë drejt Evropës, raporton RTK.

“Jam e sigurt se ndër arsyet përse disa njerëz largohen nga Kosova është edhe ndjenja se janë të vetmit në rajon që nuk mund  lëvizin të lirë”, deklaroi Lunaçek pas votimit.

Sidoqoftë, shqetësimi për numrin e madh të qytetarëve të Kosovës që braktisin vendin ka zënë vend të rëndësishëm në raportin e eurodeputetes, ku mes tjerash përfshihet edhe kërkesa për hetime serioze në lidhje me aludimet për korrupsion brenda EULEX-it.

Top Channel