Kryetari i Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, gjatë vizitës në Kosovë
shprehu përkrahjen e vendit të tij për liberalizimin e vizave për
kosovarët dhe vendet e tjera që dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së.
Ai pranoi se kohët e fundit kanë parë një rritje të azilkërkuesve nga Kosova dhe janë duke e trajtuar këtë çështje. Ahlin këto komente i bëri në një konferencë për shtyp pas takimit me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Prishtinë.
“Suedia dëshiron që të gjithë popujve t’u jepet mundësia që të lëvizin lirshëm. kemi parë që numri i azilkërkuesve nga Kosova në Suedi po rritet qe nga fillimi i këtij viti rreth nje mijë e peseqind qytetarë kanë kërkuar azil në Suedi dhe ky fakt nuk i ndihmon procesit të liberalizimit të vizave për arsye se në këtë rast shtrohet pyetja se sa do të jetë numri i personave që do të kërkojnë azil në momentin e liberalizimit të vizave”, thotë Ahlin.
“Ishte një vizitë në momentin pas të gjitha atyre që kemi kaluar. Veçanërisht pasi shumë familjarë kanë lëvizur drejt BE-së për një perspektivë me të mirë. E falënderova Suedinë për procesin e rimëkëmbjes dhe procesin e integrimit të Kosovës. Kërkuam ndihmë në fushën e integrimeve veçanërisht kemi shumë interes për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës dhe OSBE”, u shpreh Veseli.
Kryetari i parlamnetit suedez është takuar edhe me presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Isa Mustafa.
Top Channel