Grupi i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar bojkotim të mësimit për ditën e martë, nga ora 8:00 deri në 11:00.
Ata do të marshojnë nga qendra e studentëve drejt Rektoratit të UP-së, në shenjë proteste ndaj disa vendimeve të rektorit Ramadan Zejnullahu.
Përfaqësuesi i studentëve, Shkodran Rexhaj ka deklaruar në një konferencë për shtyp se disa vendime të marra nga rektori kohët e fundit, siç është mosheqja e pagesës për disa kategoiri të studentëve, ndalimi i bursave për nivelin master të studimeve, numri i provimeve në afatin e prillit, janë të papranueshme për studentët dhe në dëm të tyre, ndaj dhe protestat nuk do të ndalen.
Organizatorët thanë se kanë njoftuar edhe institucionet e rendit lidhur me marshimin e planifikuar. Më herët një përfaqësues tjetër i grupit kishte paralajmëruar edhe përshkallzim të protestës në dhunë.
Top Channel