Kosova, padi Serbisë për dëmet e luftës

21/02/2015 00:00

Kosova do të ngrejë një padi ndaj Serbisë për të paguar dëmet e shkaktuara gjatë luftës në periudhën 1998-99.

Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu”, zv.kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova po shqyrton mundësinë për ta dërguar këtë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, pas vlerësimit të “rrethanave të brendshme dhe ndërkombëtare”.

Edhe pse nuk ka dhënë një datë të saktë, Thaçi ka theksuar se, për faktin që Serbia ka kryer genocid në Kosovë ekzistojnë prova dhe dëshmitarë dhe madje, këtë e di gjithë bota.

“Meqënese Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, ne do mundohemi të gjejmë bazën ligjore për të paditur Serbinë për genocid dhe për t’ia provuar këtë drejtësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar Thaçi.

Top Channel