Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin përjashtohen pasi futën fshehurazi celularë
Në përgatitje të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe
të Kosovës që pritet të zhvillohet së shpejti në Tiranë, Ministri i
Mjedisit Lefter Koka priti në një takim ministrin e Mjedisit të Kosovës
z.Ferid Agani.
Te dy ministrat diskutuan per bashkepunim ne shpalljen e Parkut te Alpeve Shqiptare planin e menaxhimit te tij, si dhe shpalljen zone nderkufitare të mbrojtur trepalëshe me Kosovën dhe Malin e Zi. Ministri i Mjedist Lefter Koka i dorezoi ministrit te Kosoves kerkesen per perkrahje nga pala kosovare ne dhenine e statusit mbrojtes te Liqenit te Fierzes dhe pellgut ujembledhes.
Ministri Koka ne fjalen e tij theksoi se te gjitha Parqet Kombetare, Zonat e mbrojtura, Monumentet e Natyres te Shqiperise dhe Kosoves te behen te aksesueshme nga qytetaret e dy vendeve. Nga ana e tij ministri i kosovar i Mjedisit kerkoi ndihmen e Ministrise se Mjedist ne Shqiperi per t’i asistuar ne perafrimin e legjislacionit mjedisor në Kosovë me legjislacionin evropian nisur nga hapat perpara qe ka bere Shqiperia ne kete drejtim.
Top Channel