PD: Aktet, pasojë e lidhjes së Policisë me krimin

10/02/2015 00:00

Partia Demokratike i dënoi si akte kriminale shpërthimet e mëngjesit në
Tiranë, por ndryshe nga Qeveria, opozita beson se ato nuk janë reagim i
krimit sepse ai po luftohet nga shteti.

Sipas nenkryetarit demokrat Edi Paloka “aktet e renda kriminale jane deshmi e shthurjes se policise, inkriminimit te policise me njerez te bandave, si dhe përdorimit të saj politik.

Ne kete pike, opozita perfshiu edhe Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri, duke e akuzuar se shoqerohet me emra te njohur te krimit te organizuar.
 
“Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. Motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin. E sigurt është një pistë, se ky nuk është reagim i malavitës ngaqë ndjehet e frikësuar prej Tahirit. Prej ditës së parë të detyrës, edhe më parë madje kur u aktivizua në politikë, Tahiri është në një dyshim publik, për shkak se ka jo pak dëshmitarë të shoqërimit të tij me emrat më të njohur të krimit të organizuar në vend. Sot kufijtë mes policisë dhe bandave kriminale nuk janë të dallueshëm, ndaj vetëm Prokuroria ka kreditet e duhura për të hetuar e zbardhur ngjarjet.Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë nivel pasigurie, dhe për këtë arsye, ne kemi denoncuar që në fillim, rënien e dobësimin e policisë nga njëra anë, dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër.Për cfarë na duhet qeveria, policia, dhe politika, nëse nuk i ofrojmë qytetarëve, shërbimin kryesor, më të qënësishmin, që është rendi dhe siguria publike”, tha Paloka.

Top Channel