Jacobson përshëndet marrëveshjen Mustafa-Vuçiç
10/02/2015 00:00
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann
Jacobson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë ndërmjet
kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç,
për çështje të drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës.
“Uroj kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen për integrimin e drejtësisë. Mezi pres ta shoh zbatimin e marrëveshjeve”, tha Jacobson përmes një postimi në Twitter.
Pas një takim që zgjati rreth 5 orë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij serb, Vuçiç kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për drejtësinë, detajet e të cilës ende nuk janë bërë të ditura.
Top Channel