Basha: Qeveria të përcaktojë fondin për zonat e përmbytura

10/02/2015 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi banorët e Shtyllasit në
Fier ku përmbytja e kullotave dhe e ushqimit për gjënë e gjallë po çon
drejt asgjësimit të blektorisë dhe gjëse së gjallë.

Banorët e këtij fshati kërkuan ndihmë për bazën ushqimore për kafshët ndërsa akuzuan komunën Levan se i ka braktisur. Fermereve në Shtyllas u është shpërndarë bazë ushqimore për gjënë e gjallë derguar nga Kavaja dhe Durrësi. Basha tha se Qeveria duhet të përcaktojë Fondin e Emergjencës për zonat e përmbytura.

“Nevojat e banorëve të këtyre zonave jana të ndryshme dhe nuk zgjidhen me vullnetarizëm”, tha Basha. Fshati Shtyllas përbëhet nga banorë, që u dërguan këtu si të persekutuar nga regjimi komunist por këta banorë po persekutohen edhe sot tha Basha.

I shoqëruar nga drejtues të PD të Fierit kreu i opozitës ka vizituar edhe fshatrat Poro dhe Rrethfik ku edhe aty është shpërndarë bazë ushqimore për bagëtitë. Në fshatrat Shtyllas, Rrethfik dhe Poro janë përmbytur mijëra ha tokë që shërbente si kullotë si edhe stalla blektorale bashkë me bazën ushqimore të gjësë së gjallë.

Top Channel