Bruksel, Mustafa-Vuçiç nisin bisedimet; Mogherini ndërmjetëse

09/02/2015 00:00

Në Bruksel ka nisur raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, këtë herë me kryeministrat e rinj të dy vendeve, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç.

Nga informacionet e fundit mësohet se tryeza e bisedimeve, nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE Federica Mogherini, ka nisur pak minuta pas orës 20:00.

Ashtu si dhe parardhësja e saj Ashton, Mogherini zhvilloi gjithashtu takime të veçanta me përfaqësuesit e lartë të Prishtinës dhe Beogradit.

Më herët kur mbërriti në Bruksel, në vizitën e tij të parë zyrtare, kryeministri Mustafa u prit nga komisioneri për Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn e më pas u takua me homologun serb Vuçiç.

Top Channel