Mustafa takon zv.presidentin e SHBA, Biden

07/02/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është takuar me zëvendëspresidentin
amerikan, Joseph Biden, gjatë pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së
Munihut për Siguri.

Zëvendëspresidenti Biden e ka uruar Kryeministrin Mustafa për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Qeveria, zëvendëspresidenti Joseph Biden po ashtu e ka ftuar kryeministrin Mustafa që ta vizitojë atë në Shtëpinë e Bardhë, në një të ardhme të afërt.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi zëvendëspresidentin Joseph Biden, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.

Top Channel